Aktualitet

Pritet përkeqësimi i motit në datat 12-13 nëntor, erëra të fuqishme në zonat bregdetare

12 Nëntor 2019, 11:52 Nga DOSJA
Pritet përkeqësimi i motit në datat 12-13 nëntor, erëra

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar sot për një përkeqësim të motit.

Sipas njoftimit të DPD bëhet me dije se në të gjithë vendin pritet një përkeqësim i motit në datat 12-13 nëntor, ndërsa pas mesnatës së ditës së mërkurë do ketë një përmirësim të kushteve të motit.

Njoftim për përkeqësim të motit:

Në daten 12-13 Nëntor 2019 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Zonat me mot më të përkeqësuar do jetë Kanali i Otrantos dhe Gjiu i Vlorës. Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar. Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e pergjithshme detare moti i keq ne shqiperi drejtoria e pergjithshme detare moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll