“Qeveria po tallet me ne”, Protoduari tregon që ka marrë 130 mln lekë dëmshpërblim: Po na përçajnë (VD)
12 Nëntor 2019, 11:23Nga DOSJA
TIRANË– Lindita Protoduari, mamaja e Dorian Protoduarit, një nga banoret e zonës së Unazës së Re dhe një nga organizatoret e protestës së Astirit ka deklaruar se ka marrë dëmshpërblim nga shteti.
Në një video të publikuar nga “ABC News”, banorja e kësaj zone dëgjohet të thotë që ka marrë 130 milionë lekë dëmshpërblim për banesën e saj, por që më pas shton se shteti po tallet me të.
“Unë shtëpinë e kam nga mbrapa, nuk e kam nga para. Dhe kam marrë 130 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Kjo qeveri tallet me këta banorë, do të fusë vetëm përçarje,”- dëgjohet të thotë ajo.
Gjithsesi nuk dimë të themi se për cilën ndërtesë, zonja në fjalë ka marrë këtë lloj dëmshpërblimi. Ditën e sotme IKMT-ja ka zbarkuar në Astir për të shembur banesat e planifikuara. Gjatë aksionit ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, duke sjellë edhe dhjetëra të lënduar.
Gjithashtu mësohert se janë shoqëruar 10 persona në polici, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili u la i lirë disa orë më pas.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Pas vjedhjes spektakolare të më shumë se 10 milionë euro, nga 4 banka tregtare brenda Aeroportit të Rinasit, Policia e Shtetit filloi shoqërimin e blindave me v...
Vlorë- Një makinë tip Peugeot në ecje, është përfshirë nga flakët në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.Ngjarja ka ndodhur përballë Kadastrës së Vlorës dhe...
TIRANË– Aktivisti Ervin Goci është liruar nga qelia e komisariatit nr.3 ku u mbajt për orë të tëra pas arrestimit, gjatë përplasjeve në protestën e A...
TIRANË– Pas dorëheqjes së kreut të AKEP, Ilir Zela, Rilindja tashmë duket se ka gjetur edhe drejtuesin e ri të këtij institucioni. Burime për CNA.al ...
TIRANË- Pas gati mbi 1 një vit, mori fund rezistenca e banorëve të Unazës së Re. Beteja finale e tyre me policinë u zhvillua në orët e para të mëngjesit, k...
TIRANË– Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri ka bërë thirjre për ndalimin e dhuëns ndaj banorëve të Astirit. Në një reagim zyrtar në rrjetet soc...
TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar pas situatës së tensionuar mëngjesin e sotëm në Astir. Avokati i Popullit deklaron se ekipet janë në terren për të dë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka regauar pas përplasjeve të banorëve të Astirit me efektivët e policisë. Meta shkruan se është e papranueshme dhuna që është...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm mes të shoqëruarve në Astir ishte edhe padagogu Ervin Goci, pasi ndodhej në mbështetje të banorëve për ndërtesat e tyre.Por ashpër nda...