Aktualitet

U shoqërua me dhunë pas protestës në Astir, lirohet nga qelia aktivisti Ervin Goci

12 Nëntor 2019, 10:54 Nga DOSJA
U shoqërua me dhunë pas protestës në Astir, lirohet nga

TIRANË– Aktivisti Ervin Goci është liruar nga qelia e komisariatit nr.3 ku u mbajt për orë të tëra pas arrestimit, gjatë përplasjeve në protestën e Astirit.

Në një foto të publikuar nga aktivisti tjetër Andi Tepelena, Goci shihet krah kolegëve të tij, pas lirimit nga qelia.

“Aktivisti Ervin Goci sapo u lirua nga qelia e komisarittit nr 3.. Tani po vizitohet prane repartit te toksikoligjise ne QSUT per efektet e gazit lotsjelles te perdor ne menyre barbare nga Policia e Shtetit,”- shkruan Tepelena krahas fotos.

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci u vu në pranga pas përplasjeve me efektivët e policisë me protestuesit e Astirit, teksa kishte shkuar në mbështetje të këtyre të fundit.

Bashkë me Gocin në komisariat përfunduan edhe dhjetë banorë të tjerë.

IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave sot në Astir. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur efektivët e policisë dhe banorët e kësaj zone që kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjeve.

Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci lirohet ervin goci përplasjet e astirit 12 nëntor ervin goci lirohet ervin goci përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll