Aktualitet

Merr fund qendresa 1-vjeçare e “Astirit”, mes gurit e molotovit IKMT përfundon shembjen e 33 objekteve, 12 të lënduar (F

12 Nëntor 2019, 05:31 Nga DOSJA
Merr fund qendresa 1-vjeçare e “Astirit”, mes gurit e

TIRANË- Pas gati mbi 1 një vit, mori fund rezistenca e banorëve të Unazës së Re. Beteja finale e tyre me policinë u zhvillua në orët e para të mëngjesit, ku banorët kaluan natën jashtë në pritje që Inspektoriati i Mbrojtjes Kombëtare të Territorit, do të shkonte për shembjen e banesave të tyre.

Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 5 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 9 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu.

Mësohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë. Në Polici janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi,  Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci. IKMT përfundoi aksionin e saj në orët e pasdites, duke shembur 33 godinat e parashikuara.

Ajo që spikati në përplasjen e sotme ishte edhe mungesa e eksponentëve të opozitës. Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari e ish-deputetët e tjerë nuk ishin prezentë që në mëngjes në mbështetje të banorëve, në ndryshim me sjelljen e tyre gjatë vitit të fundit.

PD shkoi te Astiri kur gjithçka kishte përfunduar dhe iu garantoi se do t’iu japë dëmshpërblim kur të vijë në pushtet. Nuk ka munguar edhe një reagim i  Erion Veliaj, i cili është shprehur se pronarët janë kompesuar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll