Aktualitet

Përplasjet tek Astiri, thirrja e Avokatit të Popullit: Autoritetet shtetërore të mënjanojnë konfliktin me qytetarët

12 Nëntor 2019, 10:19 Nga DOSJA
Përplasjet tek Astiri, thirrja e Avokatit të Popullit: Autoritetet

TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar pas situatës së tensionuar mëngjesin e sotëm në Astir. Avokati i Popullit deklaron se ekipet janë në terren për të dëshmuar nga afër gjithçka që po ndodh e për ta referuar atë më pas me paanësi dhe bën hirrje për maturi e vetëpërmbajtje. Ai kërkon që autoritetet shtetërore të mënjanojnë konfliktin me qytetarët.

DEKLARATA E PLOTË: 

AVOKATI I POPULLIT NDJEK NË TERREN SITUATËN TE “ASTIRI” DHE BËN THIRRJE PËR NDALIM TË KONFLIKTIT

Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim ngjarjet e ditës së sotme në segmentin e Unazës së Re ku janë shënuar përplasje midis banorëve që kundërshtojnë një projekt ende të kontestuar infrastrukturor dhe forcave të rendit.

Ekipe të Avokatit të Popullit ndodhen në terren për të dëshmuar nga afër gjithçka që po ndodh e për ta referuar atë më pas me paanësi.

Në këtë situatë, institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, i cili prej një muaji ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një raport të veçantë mbi çështjen e Astirit dhe ende është në pritje të përgjigjes, bën thirrje për vetëpërmbajtje, maturi, si dhe për garantimin e plotë të të drejtës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut për të kryer detyrën e tyre.

Gjithashtu, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen e autoriteteve shtetërore që të mënjanojnë konfliktin me qytetarët, të mos zbatojnë politikën e faktit të kryer e të mos e tejkalojnë me anë të zellit të pajustifikuar detyrën e tyre, sidomos në kushtet kur çështja për të cilën ka lindur ky konflikt nuk është sqaruar.

Respektimi i të drejtës qoftë edhe të një qytetari të vetëm duhet të jetë në bazamentin e një shteti demokratik pasi nuk mund të ketë interes madhor e të mirë kolektive, të themeluar mbi dhunimin e dikujt tjetër.

Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrjen autoriteteve të tjera vendase dhe ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës.

Ditën e sotme në Astir vijojnë tensionet, pasi po shemben banesat. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit përplasjet e astirit 12 nëntor avokati i popullit përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll