Aktualitet

Përplasjet në Astir, Meta: E prapranueshme trauma që po u shkaktohet familjarëve, qytetarë, distancohuni nga dhuna

12 Nëntor 2019, 09:58 Nga DOSJA
Përplasjet në Astir, Meta: E prapranueshme trauma që po u

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka regauar pas përplasjeve të banorëve të Astirit me efektivët e policisë. Meta shkruan se është e papranueshme dhuna që është ushtruar ndaj banorëve dhe se është një tregues arrogance ajo që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Presidenti shkruan gjithashtu se banorët duhet të ruajnë qetësinë dhe se nuk duhet të bien pre e provokimeve.

Sipas Meëts, palët duhet të ulen në dialog, e ndërsa në fund u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve. 

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.
U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve,”- shkruan Meta.

Ndërkohë që IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave sot në Astir. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur efektivët e policisë dhe banorët e kësaj zone që kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjeve.

Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta përplasjet e astirit 12 nëntor ilir meta përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll