Aktualitet

Zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm, mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë (VENDIMET)

12 Nëntor 2019, 09:12 Nga DOSJA
Zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm, mblidhet Këshilli i

TIRANË- Ka nisur me prezencë të 11 anëtarëve mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku është miratuar me 11 vota pro,  “Metodologja orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Këshilli ka administruar sot deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vlerësimit/renditjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Anëtari Tartar Bazaj ka dhënë shpjegime para Këshillit se nuk ka konflikt interesi me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku sipas Ligjit nr. 9367/ 2005 ” Per parandalimi të konfliktit të interesit për personat që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të cilin mund t’a pengojë të marrë pjesë në fazat e fundit të procesit e përzgjedhjes të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshme.

Arta Marku ka filluar procedimin e verifikimit të figurës së Bazajt për kallëzimin ndaj tij nga gazetari Artur Çani.

Sipas dispozitave tranzitore, Arta Marku mund të niste hetimin disiplinor, por nuk ka kompetencë për të dhënë masa disiplinore. Kështu, Marku ka hequr dorë nga shqyrtimi i dosjes së Tartar Bazajt duke i deleguar këtë kompetencë. Esmeralda Keshi gjykoi se mund të ketë konflikt interesi për shkak të një lajmërimi për masë disiplinore, por Këshilli arriti në konkluzionin se Keshi nuk është në konflikt interesi për shkak se është një akt administrativ i cili nuk pengon Keshin për të marrë pjesë në procesin e pikëzimit të kandidatëve për PP.

Gjithashtu në këtë mbledhje është miratuar me 11 vota pro projekt-vendimi për angazhimin në veprimtari jashtë funksionit (mësimdhënie), të prokurorit Bledar Mustafaraj prane Universitetit “Aleksander Xhuvani”, Elbasan

Po ashtu, është miratuar me 11 vota pro Rregullorja “Për rregullat e garantimit të mbrojtjes së detyrueshme dhe caktimin mbi bazën e parimit të rotacionit të avokatit mbrojtës, nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore, në procesin penal”

KLP ka aprovuar me 11 vota pro projekt-aktin për përfundimin e procesit për ngritjen në detyrë të prokurorit Ndini Tavani, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,si rezultat i dorëheqjes së paraqitur në Këshill.

Këshilli vendosi me 11 vota pro se ky vendim mund të aplikohet edhe në rastin e prokurorit kandidat për SPAK, Besnik Muçi për shkak se ai ka pranuar tashmë detyrën si anëtar ne Gjykatën Kushtetuese.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara per prokuror te pergjithshem mbledhja e klp 12 nentor 2019 gara per prokuror te pergjithshem mbledhja e klp 12 nentor 2019

Sondazh

Poll