Aktualitet

Delirojnë banorët e Astirit/ Përzënë gazetarin e Top Channel: Je i Edi Ramës, ik që këtu

12 Nëntor 2019, 08:43 Nga DOSJA
Delirojnë banorët e Astirit/ Përzënë gazetarin e Top

Tiranë- Vijojnë tensionet mes banorëve të Astirit dhe Policisë. Banorët nuk i ndalin sharjet ndaj shtetit, madje kanë tentuar të largojnë edhe një gazetar nga vendngjarja.

 “Plehra, ikni, t’ju vijë trup. Ku do të shkojmë”, janë shprehur banorët.

Në një moment ata kanë përzënë edhe gazetarin e terrenit në Top Channel ndaj të cilit janë shprehur se është i Edi Ramës.

“Ju mbroni Edi Ramën.  Ti je i Edi Ramës, ik andej”, kanë qenë thirrjet e banorëve. Ata janë shprehur se edhe disa media në vend nuk kanë mbështetur në këto muaj kauzën e tyre, për mbrojtjen e banesave.

Ditën e sotme në Astir vijojnë tensionet. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët përzënë gazetarin përplasjet e astirit 12 nëntor banorët përzënë gazetarin përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll