Aktualitet

“Derën e shtëpisë sime e kanë të hapur”, Balliu në Astir: Nuk e di ç’do bëjnë banorët (VD)

12 Nëntor 2019, 08:01 Nga DOSJA
“Derën e shtëpisë sime e kanë të hapur”,

TIRANË– Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur se dera e shtëpisë së tij është e hapur për të gjithë banorët e Astirit që sot rrezikojnë të mbeten në rrugë.

I pyetur nga gazetari i “OraNews”, se çfarë do të bëjnë tashmë banorët e Unazës së Re, pasi do tu shemben banesat, Balliu tha se nuk e di.

Nuk e di se ku do rrinë. Asnjë lekë s’do u kalojnë. Banorët seç do bëjnë nuk e di. Por unë do bëj gjithçka për t’ju përgjigjur atyre. Derën e shtëpisë time e kanë të hapur,”- tha Balliu, një ndër anëtarët e PD-së që kishte premtuar se do t’i mbronte banorët e Astirit deri në fund, por që sot nuk ishte prezent kur filluan përplasjet.

Më tej ish-deputeti shtoi se çështja nuk qëndron vetëm të banirët e Astirit por tek largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Dhunojnë qytetarët për Sandër kimikun që nuk e ka zgjedhur njeri. Ai është thjesht një i emëruar. Këtu është çfarë do bëjmë ne. kemi një kriminel në pushtet të frymëzuar nga Millosheviçi. Ky duhet të shkojë në burg për këto krimë makabre. Dje arrestuan një grua 70-vjeçe, sot e dhunuan, po të njëjtën grua këtu em gaz lotsjellës,”– vijoi ai.

Ndërkohë që IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave sot në Astir. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur 3 efektivë policie dhe katër banorë të kësaj zone që kanë mbtur të plagosur. Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll