Aktualitet

Moti i keq, pezullohet për dy ditë lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi

12 Nëntor 2019, 06:58 Nga DOSJA
Moti i keq, pezullohet për dy ditë lundrimi i tragetit

VLORË– Është pezulluar sërish lundrimi i tragetit të linjës Vlorë- Brindisi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trageti i kësaj linje nuk do të niset edhe për dy ditët e ardhshme.

Ndërsa më datë 14 nëntor në mëngjes, ky target mund të niset nga Vlora drejt Brindisit.

Shkaku për anulimin e këtij lundrimi mësohet të jetë bërë moti i keq. Kushtet e përkeqësuara të motit kanë sjellë erëra të forta dhe dallgë të mëdha në det.

Gjithashtu mësohet se u është kërkuar edhe mjeteve të tjera lundruese që të qëndrojnë të ankoruara në port.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq pezullohet trageti vlore-brindisi moti i keq pezullohet trageti vlore-brindisi

Sondazh

Poll