Aktualitet

“Po bëjmë riorganizim”/ Banorët e Astirit tregojnë skenarin: Do ketë përshkallëzime, ose do na vrasin ose….

12 Nëntor 2019, 06:44 Nga DOSJA
“Po bëjmë riorganizim”/ Banorët e Astirit

Tiranë– Vijojnë tensionet në zonën e  Astirit, ku banorët po kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave.  Disa prej banorëve të arrestuar deri më tani janë  Ilir Katiraj, Shqipe Halimi,  Njazi Çeku dhe  Besim Çeku. Ndërkohë të lënduar në spitalin e Traumës janë 9 persona.

Një prej banorëve të Astirit në një lidhje telefonike për “Fax News” ka deklaruar se situata do të përshkallëzohe dhe se banorët po bëjnë një plan për të reaguar ashpër ndaj Policisë.

“Një dhunë e paparë, një sulm i paparë. Ne do të gjenjmë një zgjidhje për të larguar nga zona këta barbarë. Ne po mendojmë për situata më të vështira. Ose do ta na vrasin ose edhe ne do të reagojmë, ne nuk do të lejojmë që shteti të shembë banesat. Do të bëjmë një riorganizim tani. Unaza e Re nuk mund të prishet as për për një muaj. Ne i njohim edhe ato struktura të Policisë, ne presim mbështetje nga të gjithë. Do të kundërshtojmë këtë masakër. Tërë natën pa gjumë, ja si jemi. Asnjë fëmijë nuk kemi dërguar as në shkollë. Këto kemi edhe fëmijët.Unë pres përshkallëzim të kësaj situate”, u shpreh Lutfi Kastrati.

Pas gati mbi 1 një vit, merr fund rezistenca e banorëve të Unazës së Re. Beteja finale e tyre me policinë u zhvillua në orët e para të kësaj dite, ku banorët kaluan natën jashtë në pritje që Inspektoriati i Mbrojtjes Kombëtare të Territorit, do të shkonte për shembjen e banesave të tyre. Tashmë ka nisur edhe shembja e banesave dhe  disa banorët janë arrestuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasjet e astirit 12 nëntor përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll