Aktualitet

VIDEO-Gallatë te Astiri/ Gazetares i bie mikrofoni, polici i thotë batutën epike: Ehaaaaa

12 Nëntor 2019, 05:48 Nga DOSJA
VIDEO-Gallatë te Astiri/ Gazetares i bie mikrofoni, polici i thotë

TIRANE- Ndryshe nga sa pritej, asnjë nga ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk ka shkuar në mbështetje të banorëve. Ish-deputeti Klevis Balliu, i njohur për ndjekjen e kësaj kauze deri tani nuk është parë në zonë. Vetë banorët kanë shprehur zhgënjim për braktisjen nga qytetarët dhe politika.

“Shumë thanë që do të na ndihmonin, e tani më nuk erdhi njeri. Jemi vetëm”,-tha një prej banoreve për mediat.

Ata janë të vetëm në përballjen e tyre me policinë dhe IKMT, ndërkohë që edhe mediat raportojnë se ka probleme. Gazetarët e Fax Neës, të cilët kanë ndjekur përplasjen tek Astiri që prej momentit të parë, bëjnë me dije se policia e Shtetit iu ka pamundësuar raportimin, ndërsa njëra prej gazetarëve denoncoi se nuk është lejuar që të marrë as mikrofonin.

Ndërkohë që siç mund t’a ndiqni në video, policia i është përgjigjur me “Ehhaaaa”. (Ehhaa është një batutë tejet e njohur që u bë virale dy vite më parë në rrjetet sociale).

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll