Aktualitet

U shoqërua nga Policia, flet Ervin Goci: Banorët janë dhunuar, janë të lënduar këtu në qeli

12 Nëntor 2019, 06:25 Nga DOSJA
U shoqërua nga Policia, flet Ervin Goci: Banorët janë dhunuar,

Tiranë-Ndër të parët personat e shoqëruar sot nga Policia pas përplasjeve te Astiri është edhe aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci.

Nga komisariati, ku ndodhet i shoqëruar ai ka deklaruar se Policia ka dhunuar banorët, madje disa prej tyre i ka goditur shumë.

“Jam i shoqëruar dhe nuk e di as arsyen dhe nuk më dha njeri llogari. Kanë marrë pafund. Një djalë që kam unë këtu janë të lënduar.  I ka goditur policia. Ndaj të tjerëve ka pasur shumë dhunë, janë këtu me mua në qeli. Janë marrë persona mha kafeneja dhe janë arrestuar, ” është shprehur Ervin Goci.

Ndërkohë në spitalin e Traumës kanë mbërritur 3 efektivë policie dhe katër banorë të kësaj zone që kanë mbtur të plagosur. Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.

J.V/Dosjaal

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin goci përplasjet e astirit 12 nëntor ervin goci përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll