Aktualitet

“Do të përdorim armët” , banorët e Astirit të tensionuar: Burrat janë mbi çatitë e banesave, s’ka zgjidhje tjetër

12 Nëntor 2019, 06:18 Nga DOSJA
“Do të përdorim armët” , banorët e Astirit

Tiranë- Nisin përplasjet në Astir. Që prej mëngjesit të sotëm Policia ka hasur rezistencë nga banorët, të cilët kanë qëlluar me gurë dhe kanë hedhur molotov ndaj tyre. Policia është përgjigjur me gazlotsjellës. Deri më tani janë shoqëruar 10 persona dhe janë lënduar dy banorë dhe 3 policë.

“Mund të përdorim edhe armët, nuk ka zgjidhje tjetër. Kemi orenditë brenda, do ngelemi në rrugë. Burrat janë mbi çatitë e banesave”, janë shprehur banorët e irrituar për këtë veprim të sotëm nga ana e qeverisë.  Shumë banorë janë ngujuar brenda edhe brenda banesave të tyre.

Pas gati mbi 1 një vit, merr fund rezistenca e banorëve të Unazës së Re. Beteja finale e tyre me policinë u zhvillua në orët e para të kësaj dite, ku banorët kaluan natën jashtë në pritje që Inspektoriati i Mbrojtjes Kombëtare të Territorit, do të shkonte për shembjen e banesave të tyre. Sot IKMT ka nisur edhe punën për shembjen e 13 banesave.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasjet e astirit 12 nëntor përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll