Aktualitet

Izolohet zona e “Astirit”, kordoni i policisë nuk lejon të kalojë asnjë këmbësor

12 Nëntor 2019, 06:13 Nga DOSJA
Izolohet zona e “Astirit”, kordoni i policisë nuk lejon të

TIRANË– Zona e ‘Astirit’ ku fadromat e IKMT kanë nisur shembjen e objekteve të para në këtë zonë, është izoluar krejtësisht. Duke filluar që nga zona e njohur si “Pallati me Shigjeta” e deri te rrethrrotullimi i Doganës nuk lejohet që të kalojë asnjë këmbësor.

Policia ka krijuar një kordon duke rrethuar gjithë vendin dhe në këtë mënyrë, edhe qytetarë të tjerë përveç atyre që protestojnë nuk mund të lëvizin lirshëm për të shkuar në punë apo për t’u kthyer në banesat e tyre nëse kanë qenë gjatë natës në punë.

Ndërkohë në spitalin e Traumës kanë mbërritur 3 efektivë policie dhe katër banorë të kësaj zone që kanë mbtur të plagosur. Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasjet e astirit 12 nëntor përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll