Aktualitet

FOTOT/ Gazi lotsjellës mund banorët e Astirit, IKMT nis shembjen, Policia pengon median të raportojë, ‘black-out’ total

12 Nëntor 2019, 05:56 Nga DOSJA
FOTOT/ Gazi lotsjellës mund banorët e Astirit, IKMT nis shembjen,

TIRANE- Banorët e Astirit duket se janë mundur nga gazi i shumtë lotsjellës që policia e Shtetit ka përdorur sot që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Siç shihet edhe në fotot e marra nga Fax News, fadromat e IKMT kanë nisur shembjen e objekteve të para, që janë disa prej shtëpive të banorëve që kanë dalë në mbrojtje të banesave.

Ndërkohë që situata nuk është e mirë as për mediat, të cilave nuk iu është lejuar që të shkojnë pranë banorëve për të filmuar.

Policia ka krijuar një kordon ndarës mes banorëve dhe IKMT, duke mos lejuar kështu as mediat të bëjnë detyrën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasjet e astirit 12 nëntor përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll