Aktualitet

“Luftë, luftë, po humbin ndjenjat”, flasin banorët e Astirit, Protoduari: Jam në gjendje të fikti, është tmerr

12 Nëntor 2019, 05:55 Nga DOSJA
“Luftë, luftë, po humbin ndjenjat”, flasin banorët e

Tiranë- Nis shembja e ndërtesave tek Astiri në sajë të projektit të “Unazës së Re”. Banorët kanë deklaruar se po mbyten nga gazi losjellës.  Ata shprehen se situata aty është një luftë.

“Jemi mbytyr nga gazi, burrat po na hodhen çati m¡ çati. Luftë, luftë, jam në gjendje të fikti fare. Nuk të jap do xhuva se jam tmerrr, filluan prishjet. Nuk kemi lëvizur asnjë objekt nga banesat e tona”, është shprehur Lindita Protoduari.

 

 

Theksojmë se banesat të cilat po shemben në këto momente janë të mbushura me orendi, pasi këto të fundit nuk janë larguar nga banorët edhe pas thirrjeve të njëpasnjëshe.

Qindra forca policore, të pajisura me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotjsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur. Policia e Shtetit ka shoqëruar disa prej banorëve që kanë qëlluar, ndërkohë që mes tyre ka edhe gra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia ka hedhur gaz, që ka lënduar disa banorë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lindita protoduari përplasjet e astirit 12 nëntor lindita protoduari përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll