Aktualitet

Përplasjet tek Astiri/ Disa banorë nisen me urgjencë drejt spitalit të Traumës, IKMT-ja përgatitet për shembjet

12 Nëntor 2019, 05:42 Nga DOSJA
Përplasjet tek Astiri/ Disa banorë nisen me urgjencë drejt

Tiranë- Nisin përplasjet te Astiri. Rrezikohen të prishen 13 banesa. Dy banorë janë lënduar nga gazi losjellës dhe nga përplasja me Policinë tek Astiri. Mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Ende nuk dihet sesa persona të tjerë  kanë mbetur të lënduar nga përplasja e parë. Nga ana tjetër IKMT po përgatitet për të prishur ndërtesat.

Vetë banorët e kanë gdhirë gjithë natën në rrugë, dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme që në mbështetje të tyre të shkojë çdo qytetar i Tiranës, që e ndjen veten të kërcënuar nga kjo qeveri. Situata është e ngjashme me atë të një shtet-rrethimi, ku në vendngjarje janë forca të shumta policore.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasjet e astirit 12 nëntor përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll