Aktualitet

“Do hedhim bomba mbi Policinë”, banorët e Astirit kërcënojnë edhe Veliajn: Ne s’kemi marrë lekë

12 Nëntor 2019, 05:16 Nga DOSJA
“Do hedhim bomba mbi Policinë”, banorët e Astirit

TIRANE- Ditën e sotme priten të shemben banesat e Astirit në sajë të projektit të “Unazës së Re”.  Banorët kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Madje sipas tyre janë shprehur do i përgjigjen Policisë dhe me bomba.

“Këtu vetëm të vërteta nuk ka. Edhe mediat sot kishin shkruar që ne kemi marrë para dhe apartamente. Ka qenë vetëm disa punonjës që kanë marrë lekë.”, është shprehur një prej banorëve. 

Ndërsa një tjetër ka deklaruar se nuk të mungojnë edhe bombat kundër Policisë.

“Ne do të japim shpirtin neser, molotovin, gurë edhe bomba do të hidhen mbi ta”, është shprehur një tjetër.

Nuk kanë munguar edhe kërcënimet për Erion Veliajn.  “Unë shtëpinë time do ta ruaj me gjakun tim dhe do i them kryetarit të Bashkisë, që këtë shtëpi po nuk e gëzuan mbesat e mia, nuk e gëzon ai kopili jot se mbrapa Dajtit e çoj, ia ha mushkritë të gjalla”, tha një banore.

Pritet që nga minuta në minutë të nisë shembja e banesave nga  IKMT-ja. Qindra forca policore, të pajisura me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotjsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur. Policia e Shtetit ka shoqëruar disa prej banorëve që kanë qëlluar, ndërkohë që mes tyre ka edhe gra. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia ka hedhur gaz, që ka lënduar disa banorë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasjet e astirit 12 nëntor përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll