Aktualitet

Kuvendi miratoi 2 anëtaret e reja të Kushtetueses, kush janë gjyqtaret që do bëjnë drejtësi

11 Nëntor 2019, 19:52 Nga DOSJA
Kuvendi miratoi 2 anëtaret e reja të Kushtetueses, kush janë

TIRANË-  Kuvendi ka miratuar sot dy anëtaret e reja në Gjykatës Kushtetuese, të cilat së bashku me Besnik Muçin e zgjedhur nga Presidenti dhe Arta Vorpsin, e shpallur e zgjedhur pasi Meta nuk e ushtroi të drejtën e tij të emërimit, çojnë në 5 numrin e anëtarëve të këtij institucioni.

Kushtetuesja ka 5 anëtarë, pasi në detyrë qëndron ende dhe Vitore Tusha, e cila shpëtoi nga Vettingu.

Po kush janë anëtarët e rinj të kushteueses që do interpretojnë Kushtetuetën?

Egla Toska sipas CV-së së bërë publike prej sa ka punuar për 12 vite këshillltare ligjore, po ashtu ajo ka një formim akademik, pasi ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën.

Për të lexuar CV e plotë të Egla Tosës klikoni këtu

Nga ana tjetër dhe Fiona Papajorgji iu nënshtrua vettingut duke e kaluar pa probleme, ndërsa ka një eksperiencë të gjatë si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Papajorgji ka qenë pedagoge në disa universitete dhe avokate. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë.

Për të lexuar CV e plotë të Fiona Papijorgjit klikoni këtu

Emri i tretë që bashkohet në Gjykatën Kushtetuese është Arta Vorpsi, e cila ka një karrierë të gjatë dhe ishte e para në renditjen e KED. Vorpsi ka mbaruar disa universitete dhe mban gradën shkencore Doktor.

Për të lexuar CV e plotë të Arta Vorpsit klikoni këtu

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta vorpsi egla toska fiona papajorgji gjykata kushtetuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese arta vorpsi egla toska fiona papajorgji gjykata kushtetuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll