Aktualitet

Infermierët dhe mjekët në QSUT ende nuk janë paguar, denoncimi: S’kemi marrë rrogat, situata alamante

11 Nëntor 2019, 17:20 Nga DOSJA
Infermierët dhe mjekët në QSUT ende nuk janë paguar,

TIRANË- Një situatë e paprecedentë po ndodh në institucionet shtetërore, pasi prej disa muajsh ka pasur vonesa me rroga. Sot data shënon 11 nëntor, por ende infermierët, mjekët dhe të gjithë punonjësit nuk janë paguar për muajin tetor.

Sipas një denoncimi në redaksinë e Dosja.al, mësohet se aksush nuk është paguar dhe kjo situatë siaps mjekëve po bëhet e paradurueshme. Ata shprehen se kjo situatë nuk ka ndodhur më parë dhe nuk e dinë se kur mund të marrin rrogat.

Dosja.al publikoi dhe denoncimin e një mjeku në datën 6 nëntor, por duket se situata nuk është rregulluar. Ndërkohë që Dosja.al është interesuar edhe në të tjera institucione shtetërore. Inspektoriati i Mjedisit, FDSKSH, por edhe mësuesit e Policia e Shtetit kanë patur probleme me pagat. Ish-kryeministri Sali Berisha, denoncoi disa ditë më parë se rrogat e mësuesve do të shtyhen nga data 1, për në datën 15.

Për këtë situatë ka pasur dhe një reagim nga Ministria e Financave, e cila u shpreh se paratë kanë klaur tek Thesare, por institucionet nuk kanë dërguar udhër-shpenzimet dhe si rrjedhojë ka pasur vonesa. Por më herët është ngritur dhe një shqetësim tjetër, pasi thuhet se ka dështuar skema e pensioneve dhe shteti nuk ka lekë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket e qsut pa rroga pagat e administrates vonesa e rrogave mjeket e qsut pa rroga pagat e administrates vonesa e rrogave

Sondazh

Poll