Aktualitet

Arrestohet Majkëll Ilirjani, si e mashtroi policin për t’i marrë të bijën për nuse, ‘Mbreti’ shqiptar që mbyti Euro

11 Nëntor 2019, 15:50 Nga DOSJA
Arrestohet Majkëll Ilirjani, si e mashtroi policin për t’i

TIRANË– Majkëll Ilirjani, shqiptari i njohur ndryshe si ‘Mbreti i Kokainës” ka rënë në prangat e policisë së Zvicrës. Mediat lokale shkruajnë se bossi i drogës u arrestua në garazhin e një kazinoje në Bazel, dhe se ishte prej koësh nën hetim.

Ilirjani njihej me shumë emra të tjerë dhe do të akuzohet për grup të strukturual kriminal me rrezikshmëri të lartë, trafikim të lëndëve narkotike dhe për një sërë veprash të tjera penale.

Të njëjtat media shkruajnë së 60-vjeçari e sillte drogën me avionë private dhe drejtonte një kartel shqiptaro-jugosllav me shtrirje nga Kosta Rika në Belgjikë, Zvicër, Çeki, Kroaci, Serbi, etj.

Por kush është shqiptari, që njihej edhe si Majkëll Bugati

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 60-vjeçari ka lindur në Podgoricë, me emrin Ilmi Frlukiç dhe se për herë të parë ka mbërritur në SHBA në vitin 1981. Por aktivitetin kriminal, Ilirjani e ka nisur 11 vite më vonë, në vitin 1992 kur u ra në sy edhe autoriteteve amerikanë.

Po në këtë vit, ai u vu në pranga dhe bëri pakt me autoritetet amerikanë, të cilave u premtoi se do t’u jepte informacione në lidhje me mafian shqiptare. Gjithsesi kjo gjë nuk rezultoi e vërtetë, pasi ai dha vetëm disa të dhëna të vogla për grupe kriminalë që nuk konsideroheshin për masën.

Pas kësaj ngjarjeje, Ilirjani u dëbua nga SHBA dhe u kthye në vitin 1994 për t’u martuar me vajzën e vetme me të cilën ai ra në dashuri. Bëhet fjalë për bijën e një polici në Florida, të cilin ai e mashtroi duke u hequr si një biznesmen i ligjshëm.

Me kalimin e kohës ai vuri një pasuri marramendëse përfshirë këtu ka një vilë superluksoze në Kroaci, nga ku shumë herë drejtonte aktiivtetin e tij kriminal dhe avionë privatë me të cilët bënte edhe transportimin e kokainës,

Ai filloi të dominonte në tregun e shitjes së kokainës dhe Europol shkruan se avionët privatë me drogë në bord janë nisur shumë herë nga Amerika me drejtim Europën. Kjo jo më larg se viti 2018.

Prej vitesh ai ishte vënë nën hetim dhe gjithçka ishte përgatitur për ta arrestuar në momentin e sotëm, siç ishte ky i sotme, teksa Majkëll Bugati (emër të cilin e kishte marrë për shkak të stilit të jetës, paksa të shfrenuar) po qëndronte në një garzh kazinoje.

Vepra e tij më e fundit dyshohet të jetë transporti prej 600 kilogramësh kokainë që u kap në Zvicër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet majkell ilirjani majkell bugati majkell ilirjani arrestohet majkell ilirjani majkell bugati majkell ilirjani

Sondazh

Poll