Aktualitet

Redjan Rraja nuk dorëzohet, apelon vendimin e Gjykatës dhe kërkon lirinë me kusht

11 Nëntor 2019, 12:06 Nga DOSJA
Redjan Rraja nuk dorëzohet, apelon vendimin e Gjykatës dhe kërkon

TIRANË– I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Redjan Rraja kë kërkuar lirimin nga burgu. Nëpërmjet avokatit, Besnik Ccerekja, 34-vjeçarja ka apeluar vendimin “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, duke kërkuar lirimin me kusht.

Rraja akuzohet se është një nga personat kycc që ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje që u shënjua me dy të plagosur, vetë prokurorin dhe Pëllumb Ymerin të njohur ndryshe si Rrumi dhe me vdekjen e shoferit të Ndojës, Andi Malokun.

Redjan Rraja, u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Rraja u zbulua nga gjurmët e gishtave të gjetura në një prej syzeve që ndodheshin në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm me të cilën po udhëtonin autorët e atentatit.

Vetë Rraja ka deklaruar se po largohej nga Shqipëria drejt Italisë për aryse personale, duke shtruar se nuk kishte lidhje me atentatin. Alibija e tij për akuzat e Prokurorisë është se në momentin që ka ndodhur atentati ka qënë bashkë me të dashurën e tij, modelen e njohur Kejvina Kthellën. 

Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar. 

Ende nuk dëshmia e modeles në polici, por Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë që vepra penale, “kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ende mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Rraja është edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës. 34-vjeccari është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada dhe Shqipëri.

 (f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella redjan rraja redjan rraja kerkon lirine arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella redjan rraja redjan rraja kerkon lirine

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2019, 06:07

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidendtit tragjik të një nate më parë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17-vjeçar. Më...