Aktualitet

Vdekja e 17-vjeçarit nga garat me makinë/Arrestohet shofeti i ‘Benz-it’ që goditi ‘Porsche-në”

11 Nëntor 2019, 11:39 Nga DOSJA
Vdekja e 17-vjeçarit nga garat me makinë/Arrestohet shofeti i

Tiranë- Për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme te rreth-rrotullimi i TEG-ut, ku humbi jetën një 17-vjeçar, është arrestuar një prej drejtuesve të mjeteve.

Sipas Policisë është arrestuar F.F 18-vjeç i cili ishte duke drejtuar makinën tip Benz që u përplas me makinën tip “Porsche”.

“F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë,11.11.2019 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në aksident humbi jetën Kristjan Vasili dhe në momentin e aksidentit ndodhej pasagjer në automjetin “Benz” me targa “AA 131 ZZ” që drejtohej nga 18-vjeçari. 

Teksa po bënin gara me një tjetër automjet, drejtuesi i “Benz”-it humbi kontrollin e mjetin dhe morri përpara një tjetër makinë të llojit “Porsche” që ndodhej e ndaluar në karaxhatë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti me te vdekur ne sauk arrestohet shoferi i benz kristjan vasili aksidenti me te vdekur ne sauk arrestohet shoferi i benz kristjan vasili

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2019, 06:07

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidendtit tragjik të një nate më parë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17-vjeçar. Më...