Aktualitet

Mori armën dhe kërcënoi gruan, arrestohet 53-vjeçari nga Shkodra

11 Nëntor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Mori armën dhe kërcënoi gruan, arrestohet 53-vjeçari nga

SHKODËR– Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj familjes dhe kërcënimit me armë.

Sipas njoftimit zyrtar, 53-vjeçari me inicialet R.Sh, banues në lagjen “10 korriku” ka marrë armën dhe ka kërcënuar të shoqen.

Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e zjarrit me të cilën 53-vjeçari ushtroi presion ndaj gruas.

Njoftimi i policisë Shkodër

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë në familje

Arrestohet në flagrancë një 53 vjeçar i cili ushtronte dhunë  psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri. Sekuestrohet në cilësinë  e provës materiale  një armë zjarri pistoletë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi  R. Sh.  53 vjeç,  banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër. Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka  kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.

Policia  pas njoftimit të  marrë, menjëherë ka shkuar në banesën  e 53 vjeçarit  dhe ka bërë  neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë. Në cilësinë e provës materiale  ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë me  silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 53 vjecari ne shkoder kërcënim me armë shkoder arrestohet 53 vjecari ne shkoder kërcënim me armë shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2019, 06:07

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidendtit tragjik të një nate më parë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17-vjeçar. Më...