Aktualitet

EPIKE nga Kim Mehmeti: Edhe lopën po e nxore përditë në TV e bën vlerë kombëtare, vajza, trupi është fole ku rri shpirt

11 Nëntor 2019, 10:09 Nga DOSJA
EPIKE nga Kim Mehmeti: Edhe lopën po e nxore përditë në TV e

Publicisti shqiptar Kim Mehmeti, në një reagim në rrjetet sociale ka komentuar së fundmi ekspozimin e të rejave shqiptare në ekrane të zhveshura. Mehmeti thotë se këto vajza duhet të kuptojnë se trupi është fole ku prehet shpirti. Më tej, duke vijuar të njëjtin krahasim, publicisti thotë se edhe “Shpendi e di që zogjtë nuk ruhen në fole të mbyllura, pasi duan diell”, duke nënkuptuar kështu trupin, e mandej ironizon kur thotë se “por as në atë (folenë), ku fryn era, dhe cilido mund t’a prekë.

“Shumë nga të rinjtë shqiptarë mbase gabimisht besuan se vlera më e lartë e civilizimit perëndimor është zhveshja dhe se në jetë shkohet përpara me prapanicë e gjoks të nxjerrën jashtë! Andaj atyre me dashamirësi duhet thënë se trupi është fole ku prehet shpirti dhe, sado i bukur të dukesh nga jashtë, çdo gjë varet nga mençuria që ke në kokë dhe nga pasuria që ruan në shpirt! Më në fund, edhe shpendi e dinë se nuk mund të ruash zogj në fole të mbyllur nga të gjitha anët ku nuk rrezaton dielli, por as në atë që nga çdo anë e fryn era, pra as në fole të cilës çdokush ia sheh të gjitha ndërthurjet dhe që mundë ta prekë cilido që kalon pranë saj!”, shkruan Mehmeti duke postuar dhe një fotografi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kim mehmeti vajzat lakuriq ne ekran kim mehmeti vajzat lakuriq ne ekran

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2019, 06:07

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidendtit tragjik të një nate më parë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17-vjeçar. Më...