“500 euro për të shkuar në Europë”, arrestohen dy trafikantët, si kalonin klandestinët përmes Korçës
POGRADEC– Dy persona kanë rënë në pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore.
Mësohet se dy të arrestuarit janë një 19-vjeçar me inicialet M.M banues në Kamëz dhe një 45 vjeçar me inicialet P.Gj, banues në Tiranë.
19-vjeçari u arrestua në aksin rrugor Bilisht- Pogradec, teksa po transportonte 12 shtetas të huaj me mjetin e llojit “Volvo”. Ndërsa 45-vjeçari u arrestua teksa por transportonte tre shtetas të huaj me mjetin e tij tip “Ford”. Për më tepër ky i fundit ishte në gjendje të dehur në timon.
Të dy të arrstuarit u premtonin klandestinëve se do ti kalonin drejt vendeve të Europës përmes Korës, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Udënishti” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera.
Kapen duke transportuar 15 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku janë goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
• P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë ndjekjes dhe kontrolleve që shërbimet e Policisë kanë ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, shtetasi M.M., u kap duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 12 shtetas të huaj dhe shtetasi P.Gj., u kap duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 3 shtetas të huaj, i cili pas kryerjes të testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Dy shtetasit e lartpërmendur, iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.
Nga ana e Policisë, po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” si dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” në ngarkim të shtetasit P.Gj.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
‘Dorëzohu se të vramë’, del FOTO nga vendngjarja, policia ndjek këmba-këmbës të fortin e Lezhës dhe qëllon
LEZHE- Policia e Lezhës është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndërkohë që janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Nga të dhënat e para ...
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe të kërkuarit në Lezhë, të shtënat alarmojnë banorët, dëshmitarja: I thanë dorëzohu
LEZHË- Një shkëmbim me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në vendin e njohur si “Stacioni Elektrik”. Policia e S...
ME VIDEO/ “O k*r, me kë je t’u fol ti?”, policët sherr me qytetarin në Tiranë, e kapin me forcë, ai i filmon: Do të
Tiranë- Pamje të turpshme kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka denoncuar dhunën e pashembullt, që disa punonjës policie...
Vettingu/ Barchardt: Nuk ka pasur vonesa, mbështesim punën për Reformën në Drejtësi
Tiranë- Në konferencën “Efikasiteti në Drejtësi” ambasadori i OSBE-së në vendin Bern Borchardt ka deklaruar se nisma “Drejtësi pa vonesë’ rezultoi e suksesshme...
Vilte ullinj në Itali për të mbajtur familjen/Historia e trishtë e shqiptarit që humbi jetën, nisma që kanë marrë itali
Itali- Një tjetër shqiptar ka humbur jetën nga një aksident në Bari të të Italisë. Ai është 38-vjeçari Emirjan Vukaj, i cili u përplas për vdekje nga nj...
Dielli ju ngroh sërish! Mësoni ç’mot ju pret ditën e sotme, pa çadra por mos harroni xhupat
TIRANË– Dita e sotme parashikohet të jetë me diel, mot të mirë por me erëra paksa të forta. Sipas IGJEUM, i gjithë territori do të oërfshihet sot nga...
Mjeti përplaset me murin nga shpejësia e lartë, vdes pasagjeri në Gjirokastër, drejtuesi plagoset (Emrat)
GJIROKASTËR– Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, që ka ndodhur rreth orës 01:00, me...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 11 Nëntor 2019
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta p...