Aktualitet

11 Nëntor 2019, 06:07 Nga DOSJA

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidendtit tragjik të një nate më parë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17-vjeçar.

Mësohet se adoleshenti që ka humbur jetën është Kristjan Vasili dhe në momentin e aksidentit ndodhej pasagjer në automjetin “Benz” me targa “AA 131 ZZ” që drejtohej nga një tjetër person.

Teksa po bënin gara me një tjetër automjet, mësohet se drejtuesi i “Benz”-it ka humbur kontrollin e mjetin dhe marrë përpara një tjetër makinë të llojit “Porsche” që ndodhej e ndaluar në karaxhatë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut.

Për pasojë 17-vjeçari Vasili ka mbetur i plagosur rëndë bashkë me tre persona të tjerë të identifikuar si Rei Oka dhe Alban Dervishaj, dhe drejtuesi F.F. Ky i fundit 18-vjeç,  është arrestuar nga Policia. 

Adoleshenti është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerët ndodhen jashtë rrezikut.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Një tjetër aksident rezutoi tragjik një ditë më parë, ku në fshatin Bërzhitë të Tiranë, një makinë u përplas me një pemë dhe humbën jetën 2 vajza nga 17-vjeç. Për këtë ngjarje u arrestua shoferi 18-vjeçar. Ndërsa sot në orët e para të mëngjesit një 34-vjeçar humbi jetën një aksident në Gjirokastër. 

J.V/F.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti me te vdekur ne sauk alban dervishaj kristjan vasili rei oka aksidenti me te vdekur ne sauk alban dervishaj kristjan vasili rei oka

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2019, 06:39

Tiranë-  Ekspozimi i 100 portreteve të dëshmorëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për Ledi Shamkun, gruan e Artan Shkrelit nuk është një vendim i mirë.Në nj...