Aktualitet

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe të kërkuarit në Lezhë, të shtënat alarmojnë banorët, dëshmitarja: I thanë dorëzohu

11 Nëntor 2019, 09:13 Nga DOSJA
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe të kërkuarit në

LEZHË- Një shkëmbim me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në vendin e njohur si “Stacioni Elektrik”.  Policia e Shtetit është duke zhvilluar një operacion në këtë zonë për të arrestuar një person që është i shpallur në kërkim.

Personi i cili kërkohet nga policia, identiteti i të cilit ende nuk dihet, besohet se ka qenë i armatosur, dhe ka qëlluar me armë drejt policisë për të pamundësuar kapjen.  Një grua, dëshmitare e cila ka parë ngjarjen, thotë se policia ka qëlluar për të bërë të mundur neutralizimin e personit dhe kapjen e tij, por ky i fundit ende nuk është kapur.

Situata është e paqartë dhe nuk dihet nëse nga të shtënat ka të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një zonë tejet të banuar, ku në orët e paradites kalojnë edhe fëmijë për të shkuar në shkollë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena me arme ne lezhe te shtena me arme ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2019, 06:39

Tiranë-  Ekspozimi i 100 portreteve të dëshmorëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për Ledi Shamkun, gruan e Artan Shkrelit nuk është një vendim i mirë.Në nj...