Aktualitet

Ishin nisur drejt Spanjës, çifti i shqiptarëve kapet në kufirin francez me 340 mijë euro të padeklaruara në makinë

Doganierët kanë ndaluar mjetin e çiftit shqiptar në autostradën A63, ku ata më pas janë shprehur se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Spanjë.

2 Shkurt 2024, 16:36 Nga M.B
Ishin nisur drejt Spanjës, çifti i shqiptarëve kapet në
Foto ilustruese

FRANCA- Një çift shqiptarësh është vënë në pranga nga doganierët e 'Dax' në Francë, pasi janë kapur me një shumë të madhe parash të padeklaruara. Doganierët kanë ndaluar mjetin e çiftit shqiptar në autostradën A63, ku ata më pas janë shprehur se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Spanjë. Aty mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe pikërisht me ndihmën e tij, në bagazh është gjetur një pjesë metalike e cila është prerë. Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro cash, të prerjeve 20 dhe 50.

Dy shqiptarët janë arrestuar me dyshimet se paratë rrjedhin nga aktiviteti me lëndët narkotike, ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne.

shqiptare spanja franca para

Sondazh

Poll