Aktualitet

Tentuan të digjnin disa shkurre, zjarri në Kavajë del jashtë kontrollit

Disa persona kanë tentuar që t’i vënë flakën disa shkurreve, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit i favorizuar nga era e fortë.

2 Shkurt 2024, 16:24 Nga r.ll
Tentuan të digjnin disa shkurre, zjarri në Kavajë del jashtë
pamje nga zjarri

KAVAJË- Një zjarr raportohet se ka rënë mesditën e sotme në Kavajë, në afërsi të vendit të quajtur Kodra Ali Beut.

Disa persona kanë tentuar që t’i vënë flakën disa shkurreve, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit i favorizuar nga era e fortë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen për të vënë situatën në kontroll, por terreni është malor duke u vështirësuar punën.

 

zjarr ne kavaje

Sondazh

Poll