Aktualitet

24-vjeçarja largohet nga banesa, dy persona arrestohen në Korçë

Po ashtu 63-vjeçari me iniciale S.N u arrestua pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe ka përplasur një automjet tjetër. 

2 Shkurt 2024, 13:30 Nga E.d
24-vjeçarja largohet nga banesa, dy persona arrestohen në
Policia

KORÇË- Dy persona arrestohen në Korçë dhe një 24-vjeçare është zhdukur nga banesa e saj. 29-vjeçari me iniciale K.A u arrestua nga policia pasi theu masën e sigurisë arrest shtëpie që i ishte caktuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua. Po ashtu 63-vjeçari me iniciale S.N u arrestua pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe ka përplasur një automjet tjetër. 

Ndërsa e nëna e 24-vjeçares është paraqitur në komisariatin e policisë dhe ka bërë kallëzimin e të bijës që është zhdukur nga banesa e saj. Policia po kërkon për zhdukjen e 24-vjeçares me iniciale M.D. 

Njoftimi i Policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për armëmbajtje pa leje, dhe u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me armë të ftohtë (thikë) me vete, vihet në pranga 29-vjeçari.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Pas kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën këtij shtetasi, një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. N., 63 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Më datë 01.02.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja E. H., 48 vjeçe, e cila kallëzoi se më datë 28.01.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. D., 24 vjeçe, banuese në fshatin Sovjan, Maliq. Po punohet për gjetjen e saj.

 

policia e korçës

Sondazh

Poll