Aktualitet

U përplas me nje mjet tjetër dhe u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtmi, 2 arrestuar në Elbasan

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital.

2 Shkurt 2024, 12:50 Nga E.d
U përplas me nje mjet tjetër dhe u kap duke drejtuar mjetin pa leje
Policia

ELBASAN-Arrestohen 2 persona ne Elbasan. Një 21-vjeçar me iniciale A.P u kap ne aksin rrugor Elbasan-Cërrik pasi ka përplasur nje mjet tjetë drejtuesi i të cilit ishte një 25-vjeçar me iniciale B.N. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital. Ndërsa një 33-vjeçar u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtmi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. P., 21 vjeç, banues në fshatin Bujqës, pasi në aksin rrugor "Elbasan-Cërrik", me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin B. N., 25 vjeç, banues në fshatin Bujqës. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët janë në spital, në kujdesin e mjekëve; -M. C., 33 vjeç, banues në fshatin Labinot, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtmi.

policia e elnasanit

Sondazh

Poll