Aktualitet

Grup i hakerave iranianë një ditë pas sulmit kibernetik: INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës

Ata janë shprehur se INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës.

2 Shkurt 2024, 12:49 Nga N.F
Grup i hakerave iranianë një ditë pas sulmit kibernetik: INSTAT
Foto ilustruese

TIRANË- Grupi i hakerave iranianë ka reaguar një ditë pasi sulmuan faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave. Ata janë shprehur se INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës.

Pwrmes njw reagimi nw Telegram hakerat janw shprehur se kanw akses të plotë të të dhënat të  INSTAT, ndërsa shprehet se këtë sulm e kanë ndërmarrë për të kthyer drejtësinë në vendin e tyre.

"INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhet në reagimin e grupit të hakerave. 

INSTAT konfirmoi se faqja e tyre zyrtare e webit kishte rënë pre e hakerave. Ata gjithashtu shtuan se nuk janë prekur të dhënat e Censit, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

instat hakera homeland justice

Sondazh

Poll