Aktualitet

Nis procedimi për bashkëshortin e 18 vjeçares që konsumoi fostoksinë

Dyshohet se nga konflikete e vazhdueshme me bashkwshortin e saj, 18 vjeçarja ka kosnumuar fostoksinë

2 Shkurt 2024, 12:47 Nga S.N
Nis procedimi për bashkëshortin e 18 vjeçares që konsumoi
Foto Ilustrim

LUSHNJE, FIER- Një 48 vjeçare me inicialet N.B është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit. 48 vjeçarja banuese në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se ka ushtruar dhuën fizike ndaj nënës së saj.

Ndërsa Policia në Lushnje ka referuar materiale në Prokurori për një 24 vjeçar me inicialet E.D banues në fshatin Çukas, për të cilin nga nisur një procedim penal. Dyshohet se nga konfliket e vazhdueshme me bashkeshorten e tij 18 vjeçare me inicialet B.M banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar fostoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital pasditen e djeshme.

Njoftimi i Policisë:"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen N. B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rreth-Libofshë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme."

policia

Sondazh

Poll