Aktualitet

Grabitet pika e këmbimit valutor, autorët marrin 3 mln lekë pranë UBT-së

Mësohet se autorët kanë arritur që të marrin 3 milion lekë nga pika e Exchange. 

2 Shkurt 2024, 12:41 Nga I.A
Grabitet pika e këmbimit valutor, autorët marrin 3 mln lekë
Policia

KAMËZ- Një grabitje ka ndodhur gjatë natës pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Mësohet se autorët kanë arritur që të marrin 3 milion lekë nga pika e Exchange. 

Autorët kanë qenë 3 persona, të cilët pasi kanë arritur që të rrëmbejnë paratë e caktuara kanë mundur që të arratisen me një mjet tip BMë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën "Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

grabitje ne kamez

Sondazh

Poll