Aktualitet

Arrestohen 4 persona që ishin shpallur në kërkim në Tiranë

Aksioni ka vazhduar me kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim, një person me inicialet A.GJ 25 vjeç me akuzën e mashtrimit, ndërsa tjetri25 vjeç me inicialet L.M i dënuar me 6 muaj burgim për largim nga vend i akidentit. Të gjithë prej të kapurve janë banues në Tiranë.

2 Shkurt 2024, 12:31 Nga S.N
Arrestohen 4 persona që ishin shpallur në kërkim në
Foto Ilustrim

TIRANË- Kapen e vihen në pranga, 4 persona që ishin shpallur në kërkim. 1 person me iniciale D.T 37 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim më parë për vepat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave” është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Një tjetër shpallur në kërkim me inicialet A.M 34 vjeç cili ishte dënuar me dy muaj burgim, është kapur nga shërbimet e Komisariatit nr2 të policisë. Aksioni ka vazhduar me kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim, një person me inicialet A.GJ 25 vjeç me akuzën e mashtrimit, ndërsa tjetri 25 vjeç me inicialet L.M i dënuar me 6 muaj burgim për largim nga vendi i akidentit. Të gjithë prej të kapurve janë banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

"Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një shtetas në kërkim, i dënuar me 2 muaj burgim, për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt. Kapen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dy shtetas të shpallur në kërkim, njëri për veprën penale "Mashtrimi”, tjetri i dënuar me 6 muaj burgim, për largim nga vendi i aksidentit.

Strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

- D. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave";

- A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt";

- A. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale "Largimi nga vendi i aksidentit";

- L. M., 25 vjeç, banues në Kamëz, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi".

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."

 

 

 

 

 

 

policia

Sondazh

Poll