Aktualitet

Gjendet e pajetë në rrugë 69-vjeçarja në Durrës, dyshohet se pësoi infarkt

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 10:15 në lagjen nr. 7 Durrës.

2 Shkurt 2024, 11:33 Nga N.F
Gjendet e pajetë në rrugë 69-vjeçarja në Durrës,
Foto ilustruese

DURRËS- Një 69-vjeçare është gjetur e pajetë në rrugë në Durrës. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 10:15 në lagjen nr. 7 Durrës. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se viktima ka humbur jetën pasi ka pësuar infarkt.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 7 Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja T. L., 69 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën pasi ka pësuar infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

durres infarkt polici

Sondazh

Poll