Aktualitet

Municione luftarake dhe armë zjarri/ Arrestohet në flagrancë një 61-vjeçar

. Operaioni për kapje e tij u realizua në kuadër të planit operacionol “Sundimi i Ligjit”, nga komisariati nr7.

2 Shkurt 2024, 11:30 Nga S.N
Municione luftarake dhe armë zjarri/ Arrestohet në flagrancë
Foto Ilustrim

VORË- Një 61 vjeçar me inicilate N.D është arrestuar në flagramcë pasi iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municione luftarake në banesë. Operaioni për kapje e tij u realizua në kuadër të planit operacionol “Sundimi i Ligjit”, nga komisariati nr7.

Njoftimi i policisë:

"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Hill".

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 7.

Iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Hill".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 61 vjeç, banues në Vorë.

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."

policia arme zjarri

Sondazh

Poll