Aktualitet

Atentati në Athinë, ky është 34-vjeçari shqiptar që u plagos me tre plumba në bark

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak para orës 04:00 në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos.

2 Shkurt 2024, 10:55 Nga N.F
Atentati në Athinë, ky është 34-vjeçari shqiptar
Renis Fajzolli

GREQI- Një atentat është regjistruar ditën e sotme ndaj 34-vjeçari shqiptar, Renis Fajzolli i cili që mbeti i plagosur me tre plagë në bark. Ndërkojë është publikuar fotoja e Fajzollit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak para orës 04:00 në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos. Fajzolli ndodhej në një park kur disa persona iu afruan dhe qëlluan ndaj tij me tre plumba. Nga të shtënat 34-vjeçari mbeti i plagosur në bark dhe i është dashur të udhëtojë vetë me makinë drejt patrullës më të afërt ku ka kërkuar edhe ndihmë. 

Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark. Policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9mm, ndësa makina e markës Smart e viktimës do t'i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Zona në të cilën ndodhi ngjarja është arenë e përballjes mes bandave të gjobëvënjeve të lokaleve të natës në Athinë. Mësohet se i riu shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë.  34 vjeçari shqiptar u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge dhe për vjedhje.

renis fajzolli plagosje greqi

Sondazh

Poll