Aktualitet

EMRAT/ Kaluan procesin e vettingut, konfirmohen në detyrë dy zyrtarë e lartë të policisë

Trupa e Vleresimit në AMP ka vendosur konfirmimin në detyrë të dy subjekteve të vlerësimit.

2 Shkurt 2024, 10:33 Nga N.F
EMRAT/ Kaluan procesin e vettingut, konfirmohen në detyrë dy
AMP

TIRANË- Dy zyrtarët e policisë, Zenel Hyka dhe Arjan Muça kanë kaluar procesin e vettingut. Trupa e Vleresimit në AMP ka vendosur konfirmimin në detyrë të dy subjekteve të vlerësimit.

Zenel Hyka mban postin e Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërsa Arjan Muça është Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

zenel hyka arjan muça amp

Sondazh

Poll