Aktualitet

Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen 6 shoferë

Arrestimi i 6 shoferëvë ka ardhur gjatë 24 orëvë të fundit.

2 Shkurt 2024, 10:22 Nga N.F
Tentuan të korruptonin efektivët e policisë, arrestohen 6
Paratë për të korruptuar policët

TIRANË- Gjashtë shofërë janë vënë në pranga pas kanë tentuar të korruptojnë ëfektivët e policisë. Arrestimi i 6 shoferëvë ka ardhur gjatë 24 orëvë të fundit. Drejtuesit e mjeteve kanë kryer shkelje dhe më pas janë ndaluar nga policia. Për të shmangur ndëshkimet ligjore ata kanë tentuar tu japin para efektivëve të policisë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues automjetesh, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht: M. SH., 24 vjeç, K. L., 29 vjeç, B. K., 40 vjeç, E. T., 43 vjeç, R. S., 27 vjeç, F. Xh., 60 vjeç. Këta shtetas janë konstatuar në shkelje dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, ndaj punonjësve të Policisë. Iu lutemi qytetarëve dhe mediave që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe të godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

policia korrupsion arrestim

Sondazh

Poll