Aktualitet

Afera e “Sterilizimit”, Rektori Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata paraqitet në SPAK

Gjata ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme pas masës së caktuar ndaj tij ‘Detyrim paraqitje’ nga GJKKO për çështjen e “Sterilizimit”.

2 Shkurt 2024, 10:02 Nga N.F
Afera e “Sterilizimit”, Rektori Universitetit të
Arben Gjata

TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Gjata ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme pas masës së caktuar ndaj tij ‘Detyrim paraqitje’ nga GJKKO për çështjen e “Sterilizimit”.

Gjata në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit. Kujtojmë që me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj,  pronari i kompanisë Investital LLC.

spak arben gjata

Sondazh

Poll