Aktualitet

Forcat speciale greke mësyjnë burgun “Koridhalos"/ Mes 45 qelive kontrollohet edhe qelia e një shqiptari, gjenden 24 telefona dhe disa karta SIM (emri)

Ndër qelitë e kontrolluara është edhe ajo e shqiptarit Sandër Pemaj.

2 Shkurt 2024, 09:38 Nga N.F
Forcat speciale greke mësyjnë burgun “Koridhalos"/ Mes 45
Sendet e sekuestruara

GREQI- Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me skuadrën OPKE kanë kryer kontrolle në 45 qelitë e burgut “Koridhalos”. Ndër qelitë e kontrolluara është edhe ajo e shqiptarit Sandër Pemaj. Në qelinë e shqiptarit të dënuar për vepra të ndryshme penale janë gjetur 24 celularë, 1 router ëireless, 1 smart ëatch, 1 peshore elektronike, 30 karta SIM, karikuesa dhe kufje, 10.75 gram marijuanë, 0.08 gram heroinë dhe 1 thikë. Routeri ëireless që dyshohet se e përdorte për komunikime me jashtë.

Pemaj ndodhet i burgosur për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet në vitin 2020. Ai ka precedentë për përplasje me armë me policinë greke në vitin 2010, ku mbetën të plagosur dy policë greke dhe u vra gabimisht nga te shtënat e policisë shqiptari Nikolla Todi. Ndërsa në 2014 u arrestua si pjesë e një grupi shpërndarje kokaine në Athinë. Pemaj konsiderohet lidhje e grupit “Lions” në Athinë që si qendër kanë klubin e njohur “BellaVita”. Ky grup dyshohet për krime të rënda në Greqi.

greqi qeli kontrolle

Sondazh

Poll