Aktualitet

FOTO/ Me tre plagë në bark, policët grekë mjekojnë të riun shqiptar para mbërritjes së ambulancës

Fajzolli ndodhej në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos kur disa persona iu afruan dhe qëlluan ndaj tij me tre plumba.

2 Shkurt 2024, 08:03 Nga N.F
FOTO/ Me tre plagë në bark, policët grekë mjekojnë
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Një sulmi i armatosur është regjistruar pak para orës 04:00 të mëngjesit ndaj 34-vjeçarit shqiptar, Renis Fajzolli në Athinë. Fajzolli ndodhej në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos kur disa persona iu afruan dhe qëlluan ndaj tij me tre plumba. Nga të shtënat 34-vjeçari mbeti i plagosur dhe duke i dhënë vetë makinës ka udhëtuar drejt patrullës më të afërt ku ka kërkuar edhe ndihmë nga policia.

Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark. Ndërkohë mediat greke kanë ndarë pamje nga momenti kur kanë kryer ndërhyrjen e parë para se të arrinte ambulanca ku më pas u dergua në policii. Siç shihet edhe në fotot e protothema.gr, efektivët e policisë janë duke mjekuar plagët e marrë në bark dhe më pas e dërgojnë të riun shqiptar në spital.

Sipas informacioneve, autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllojnë tre herë. Në vendngjajre janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të kalibrit 9 mm. 34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

 

 

policia greqi plagosje shqiptar

Sondazh

Poll