Aktualitet

Me precedentë penalë për vjedhje dhe drogë, kush është i riu shqiptar që u plagos me tre plumba në Athinë

Mësohet se i riu shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë.

2 Shkurt 2024, 07:51 Nga N.F
Me precedentë penalë për vjedhje dhe drogë, kush
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- 34-vjeçari shqiptar, Renis Fajzolli mbeti i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë. Mësohet se i riu shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë. Sipas mediave greke, 34 vjeçari shqiptar u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge dhe për vjedhje.

Ngjarja ku mbeti i plagosur me tre plumba u regjistrua në një park në zonën e Votanikos në Athinë. 34 vjeçari shqiptar ka kërkuar ndihmë nga policia dhe është dërguar në një spital, ku edhe po trajtohet për plagën që ka marrë në bark. Sipas informacioneve, autorët kanë qenë në një makinë, kur i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9mm, ndësa makina e markës Smart e viktimës do t'i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Zona në të cilën ndodhi ngjarja është arenë e përballjes mes bandave të gjobëvënjeve të lokaleve të natës në athinë. Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave.

athine greqi plagosje shqiptar

Sondazh

Poll