Aktualitet

EMRI/ Sulmohet me armë shqiptari në Athinë, plagoset me tre plumba

Fajzolli ndodhej në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos kur disa persona iu afruan dhe qëlluan ndaj tij me tre plumba.

2 Shkurt 2024, 07:26 Nga N.F
EMRI/ Sulmohet me armë shqiptari në Athinë, plagoset me tre
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një sulmi i armatosur është regjistruar pak para orës 04:00 të mëngjesit ndaj 34-vjeçarit shqiptar, Renis Fajzolli në Athinë. Fajzolli ndodhej në një park në rrugën Sidirokastro në zonën e Botanikos kur disa persona iu afruan dhe qëlluan ndaj tij me tre plumba. Nga të shtënat 34-vjeçari mbeti i plagosur dhe duke i dhënë vetë makinës ka udhëtuar drejt patrullës më të afërt ku ka kërkuar edhe ndihmë nga policia.

Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për plagët e marra në bark. Mediat greke raportojnë se autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë. Shqiptari rezulton me precedent penal pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

greqi athine atentat plagosje

Sondazh

Poll