Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura nën zero, mësoni parashikimin e motit për sot

Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë

2 Shkurt 2024, 07:10 Nga N.F
Mot i kthjellët dhe temperatura nën zero, mësoni parashikimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga perëndimi i Europës duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

moti parashikim temperatura

Sondazh

Poll