Aktualitet

Mjeti përplaset me murin nga shpejësia e lartë, vdes pasagjeri në Gjirokastër, drejtuesi plagoset (Emrat)

11 Nëntor 2019, 07:28 Nga DOSJA
Mjeti përplaset me murin nga shpejësia e lartë, vdes pasagjeri

GJIROKASTËR– Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, që ka ndodhur rreth orës 01:00, mesnatën e kaluar.

Dosja.al mëson se Julian Loloci ka humbur jetën, pasi automjeti në të cilin udhëtonte si pasagjer jka dalë nga rruga në aksin që lidh lagjër Gërhot me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

E ndërsa drejtuesi i këtij mjeti, Erlind Hysenaj ka mbetur i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë paraprakisht dyshohet të jetë shpëjtësia me të cilën udhëtonte makina.

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh vetëm dy ditët e fundit me pasoja në njerëz. Një ditë më parë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, tre 17-vjeçare, dy vajza dhe një djalë kanë humbur jetën, si pasojë e aksidenteve automobilistikë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne gjirokaster erlind hysenaj julian loloci aksident me vdekje ne gjirokaster erlind hysenaj julian loloci

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2019, 06:39

Tiranë-  Ekspozimi i 100 portreteve të dëshmorëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për Ledi Shamkun, gruan e Artan Shkrelit nuk është një vendim i mirë.Në nj...