Aktualitet

U gjetën të vdekura në Korçë/ Detaje nga ngjarja e rëndë, policia dyshon se vajza vdiq nga arresti-kardiak

Prej vitesh për nënën kujdesej vajza e saj e ndjerë. Nga dyshimet e para të policisë mësohet se vajza mund të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak dhe gjatë kësaj kohe e paralizuara nuk ka mundur të reagojë.

1 Shkurt 2024, 17:47 Nga h.k
U gjetën të vdekura në Korçë/ Detaje nga ngjarja e
Foto ilustruese

KORÇË-Eleni Vangjeli dhe dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, të gjetura të vdekura ditën e sotme në Korçë sipas dyshimeve të policisë kanë vdekur për shkaqe natyrale. Të dyja gratë jetonin bashkë në banesë dhe mësohet se e moshuara ishte e paralizuar dhe e kishte të pamundru të lëvizte.

Prej vitesh për nënën kujdesej vajza e saj e ndjerë. Nga dyshimet e para të policisë mësohet se vajza mund të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak dhe gjatë kësaj kohe e paralizuara nuk ka mundur të reagojë.

Banesa sipas policisë ka qenë e mbyllur nga brenda dhe nga ana tjetër ata mendojnë se e moshuara ka vdekur për shkak të mos marrjes së disa medikamenteve. 

 

 

policia e korces eleni vangjeli ornela vangjeli

Sondazh

Poll